Futboll Sport

SHORTI I ELIMINATORËVE TË 2020/ Deshamp: Kemi hasur vështirësi me Shqipërinë, e njoh Panuçin…

Menjëherë pas shortit, që e vendosi Shqipërinë me kampionët e Botës, Francën, ka folur edhe trajneri Didie Deshamp. Për “TVSH” ai u shpreh:

Grup i vështirë?

E njohim Shqipërinë, jemi përballur. E njoh Panuçin, e kam patur lojtar. Do të presim kalendarin se kur do të luajmë. Kemi hasur gjithmonë vështirësi me Shqipërinë. Kam respekt për këtë skuadër. Shumë futbollistë po luajnë mirë jashtë shtetit. Do të shikojmë të gjithë detajet…

Cila është më e forta sipas jush?

Është shumë e vështirë për të thënë saktësisht. Islanda ka bërë mjaft mirë, nuk e di nëse do të jetë kaq e fortë. Edhe Shqipëria është e njëjta gjë. Nuk mund të veçoj një skuadër ende. Do të shohim në fushë, jam i bindur që do të kemi ndeshje të vështira.

Jeni i aftë të bëni një dallim midis Shqipërisë së Panuçit dhe De Biazit?

Jo, jo nuk dua të bëj krahasime të tilla.

Related posts

KËRKOJNË TA HEQIN QAFE COUTINHON NË VERË/ Barcelona ul pretendimet për yllin e saj, ja shifra që vendos

Delo.autor

SHTOHEN RASTET E TË PREKUVE ME COVID-19/ Koronavirusi ndërpret kampionatin e parë në Europë

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME/ Tre serbë ndërpresin kontratën, klubi i Kategorisë së Parë futet në merkato

Delo.autor

Leave a Comment