Kosova

Presidenti i ekipit hungarez vlerëson mesfushorin shqiptar: Kemi marrë më të mirin

Mesfushori shqiptar, Florent Hasani është futbollisti më i ri në ekipin e Diosgyorit.

Pas transferimit të Liridon Latifit tek ekipi i Pushkash në Hungari, Hasani do të jetë mesfushori shqiptar i rradhës që do të luajë në kampionatin hungarez.

Gjatë prezantimit të ish-mesfushorit të Trepçës, presidenti i Diosgyorit ka folur në superlativa për futbollistin.

“Kemi marrë lojtarin që u zgjodh më i miri në Kosovë për vitin 2017. Ky futbollist është teknikisht dinamik. Zgjedhja që bëri është ngritje e madhe në karrierën e tij.

Hasani do ta ndihmojë ekipin dhe besoj se me ardhjen e tij, loja jonë do të përmirësohet akoma më shumë”, është shprehur presidenti i Diosgyor, Tamas Bodog.

Related posts

RRËFEN “ËNDRRËN AMERIKANE”/ Shkëlzen Gashi: E pashë veten në një grataçelë, në SHBA…

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Shtyhen ndeshjet e Kupës së Kosovës, në shenjë solidarizimi për viktimat

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Portieri Muriqi zbarkon tek klubi që ka fituar 2 herë Championsin… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment