Futboll Sport

Zbulohet fotografia e rrallë e Neymarit në Madrid, brenda “Bernabeu-t”

E përditshmja spanjolle “AS” ka publikuar disa fotografi të Neymar Junior në qendrën stërvitore Valdebebas, në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe në dhomat e zhveshjes.

Bëhet fjalë për disa vite më parë kur Neymar ka qenë si fëmijë në prova te “Los Blancos”, i cili më pas ishte kthyer në Santos, para se të kthehej sërish në Europë duke u transferuar bujshëm tek Barcelona.

Në dhomat e zhveshjes Neymar ishte fotografuar te ulëset e Baptistas, Ronaldos, Robinhos e Cicinhos, që të gjithë brazilian.

Shumë media botërore janë duke raportuar se Neymar mund të largohet nga PSG-ja për t’u transferuar te Real Madridi. Ai nuk është i kënaqur në Paris dhe dëshiron të kthehet në La Liga.

Është raportuar gjithashtu se Neymar do të dëshironte edhe rikthimin te Barcelona.

Related posts

Gjyqtari i kontestuar nga Juventus do të drejtojë finalen e Kupës së Anglisë

Sadik.Autor

AS ITALIA DHE AS RUSIA/ E ardhmja e Hysajt merr një tjetër “trajektore”. Futbollisti i Kombëtares drejt transferimit te…

Delo.autor

ARSENAL-BENFICA/ “Topçinjtë” kërkojnë të mbyllin gjithçka në “Emirates” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment