Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDAT ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Abrashi: Nuk i krahasoj trajnerët, e rëndësishme është…

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, ishte në krah të Odise Roshit në konferencën e sotme për shtyp, për të folur për sfidat me Islandën dhe Moldavinë, të vlefshme për eliminatoret e EURO 2020.

Futbollisti që luan në Bundesligë me Freiburgun foli për atmosferën në ekipin Kombëtar me trajnerin e ri Edi Reja.

“Në fund të sezonit u lodhëm pak, pata disa ditë pushimi. Të shohim tani a do jem gati. Unë i kam parë ndeshjet e Kombëtares. Kemi pasur ndeshje të mira dhe jo të mira. Rezultatet duhet të ishin më të mira. Çfarë iku, iku. Tani me trajnerin Reja duhet të fillojmë përgatitjet me Islandën për të marrë rezultat pozitiv.

Është ndeshje e rëndësishme. Unë nuk i krahasoj trajnerët. Çdo njeri ka filozofinë e vet. Rëndësi kanë rezultatet. E rëndësishme është që ekipi të jetë bashkë.

Duhet të gjithë të jemi gati për Kombëtaren. Duhet të japë 100% dhe ai që nuk luan. Po të mos isha gati, nuk kisha ardhur këtu. Jam gati për të ndihmuar ekipin dhe Rejën. Unë jap maksimumin. Më pas vendos trajneri”, deklaroi Abrashi.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Luhen më 8 prill ndeshjet e para gjysmëfinale

F.autor

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Daja: Do diskutoj me drejtuesit për të ardhmen, në këto situata…

Delo.autor

Nis pjesa e dytë, Tirana rrezikon menjëherë portën e Kastriotit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment