Futboll La Liga Sport

“REVOLUCION” I MADH TEK REAL MADRID/ Ja ylli i “Los Blancos” që konsiderohet i “paprekshëm” në verë

Karim Benzema është një nga të paktët veteranë të Real Madridit i cili konsiderohet si i paprekshëm ndaj revolucionit që pritet të perjetojë organika aktuale e Los Blancos. Sulmuesi që zhvilloi një sezon shumë të mirë pavarëisht performancës totale të skuadrës, që la për të dëshiruar në apektin e objektivave projektohet si një prej elementëve të rëndësishëm për Realin e të ardhmes që po projektojnë tanimë drejteusit e klubit spanjoll. Sigurisht që pritet te ketë ndryshime madhore në këtë skuadër me shumë afrime të reja që do të hyjnë nga dera e Santiago Bernabeut gjatë javëve të ardhshme.  Eder Militao do të shtojë kualitetin në repartin e mbrojtjes, ndërkohë që pritet të mbyllet me sukses edhe operacioni për Ferland Mendy-n. Paul Pogba gjithashtu asociohet me fanellën e bardhë këtë merkato sikundër edhe  Christian Eriksen, Donny van de Beek në mesfushë dhe opsionet e sulmit me Eden Hazard, Luka Jovic dhe Rodrygo Goes.

Me Cristiano Ronaldon të larguar dhe uellsianin  Gareth Bale shumë pranë lamtumirës Benzema është i mbijetuari i këtij rinovimi ariktekturor të sulmit madrilen. Edhe nëse  Los Blancos do të shpenzojnë 60 milionë euro për Jovic,  Benzema pritet të mos e humbasë postin e tij në skudrën e Zinedine Zidane me francezin që nuk do të shitet gjatë kësaj merkatoje. Benzema ka një nga statistikat më të mira të Realit për sezonin  2018/19 me një total prej 30 golash. Francezi dëshiron ta mbyllë karrierën e tij pikërisht në këtë klub me kontratën e tij aktuale që skadon në vitin 2021 dhe për më tepër nuk është nga ata lojtarë që kirjon shqetesim tek drejtuesit sikundër bëri më parë portugezi Ronaldo dhe tanimë Sergio Ramos. Benzema është i lumtur në Madrid dhe për më tepër klubi mbretëror është shuë i kënaqur prej tij duke vijuar kështu një bashkëjetesë të qetë drejt objektivave madhorë.

Related posts

REAL MADRID NUK BIND/ Presidenti Perez piketon pasuesit e mundshëm të Zidane, ja emri

Delo.autor

E KA MENDJEN VETËM TEK TOPI/ Messi “ngrin” para modeles SEKSI, videoja PO BËN NAMIN (VIDEO)

Isa.Autor

FINALJA E SUPERKUPËS ME JUVENTUS/ Flet “Gardiani” Strakosha: Jemi gati…

Delo.autor

Leave a Comment