Futboll Seria A Sport

FLET PËR CONTEN NË STOLIN E INTER/ Diego Milito komenton: Do të sjellë ndryshime në ekip, dhe ka..

Ish-sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka komentuar nënshkrimin e Antonio Contes në stolin e skuadrës zikaltër.

Milito i cili 10 vite më parë fitonte Ligën e Kampionëve me Inter, ka mendim pozitiv kur pyetet për të ardhmen e trajnerit italian.

“Shpresoj se Conte do të ketë një sezon të mirë, ai është trajner i shkëlqyer dhe ka nevojë për besim”, ka thënë Milito.

“Sigurisht se ai do të sjell mentalitetin e tij dhe do të bëjë një sezon të madh me klubin e Interit”, vijoi ai.

Krahasimi me Mourinhon? “Është e vështirë, sepse unë mund të flas vetëm lidhur me Mourinhon. Ai ka shkruar një faqe historie me Inter” ka thënë ndër të tjerash ish sulmuesi argjentinas.

Antonio Conte zyrtarizuar sot u emërua në postin e trajnerit të Inter, duke zëvendësuar të larguarin Luciano Spalletti.

Related posts

E ARDHMJA NË UDHËKRYQ/ Mbrojtësin Mërgim Mavraj e kërkon Deportivo e Brescia 

Isa.Autor

EMERY ËSHTË DUKE VUAJTUR/ Arsenal merr në konsideratë huazimin e mesfushorit në…

Isa.Autor

“DO E PAGUANI SHTRENJTË KËTË”/ Kërcënohet skuadra e njohur, ja çfarë i vendosin në stadium… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment