Futboll La Liga Sport

VAZHDON SULMIN KUNDËR “PARISIENËVE”/ Presidenti i La Liga-s: PSG, po aq i rrezikshëm sa “Super League”

Javier Tebas vazhdon sulmin kundër PSG dhe e bën këtë pasi tregu i transferimeve në futboll është mbyllur. Presidenti i La Liga-s përdori një “tëeet” për të shprehur të gjithë zhgënjimin e tij, duke e krahasuar klubin parizien me Superligën:

“Klubet shtetërore janë po aq të rrezikshëm për ekosistemin e futbollit sa Superliga e Europës, që deshën të bënin disa presidentë. Ne kemi qenë kritikë ndaj tyre, sepse Super League shkatërron futbollin europian. Po ashtu, jemi po aq kritikë ndaj PSG”.

Aaliza e Tebas vazhdon, duke i bërë llogaritë në xhepat e francezëve: “Humbje nga Covid, +300 milionë; të ardhura televizive në Francë, -40%; edhe +500 milionë paga. Situatë më të paqëndrueshme nuk mund të ketë”. Sigurisht, Al-Khelaifi, presidenti i parizienëve nuk mendon kështu. Ai rrëmbeu yjet e futbollit kësaj vere, duke nisur me Hakimi, Sergio Ramos, Donnarumma, Leo Messi etj.

Related posts

Dështimi te Interi duket larg, shikoni çfarë bën Gabigol në Brazil (VIDEO)

Sadik.Autor

PROBLEME PËR MBROJTËSIN E MILAN-IT/ Arratiset qeni i Hernandez dhe i shkakton telashe në rrugë

Delo.autor

E BUJSHME/ Portieri Szczesny zbulon dhuratën që Ronaldo ua bëri bashkëlojtarëve pas kartonit të kuq me Valencian

Delo.autor

Leave a Comment