Futboll La Liga Sport

SKANDAL NË SPANJË/ Trajnerit të Bares e Sadikut i zbulohet skandali seksual

Malaga po vuan shumë këtë sezon, pasi klubi ka probleme ekonomike, por dhe situatat në aspektin futbollistik nuk janë më të mira. Ekipi i kategorisë së dytë spanjolle po lufton për të qëndruar në kategori, ndërsa një goditje të fortë ka marrë trajneri Víctor Sánchez del Amo.

Teknikut i është shpërndarë një video me përmbajtje seksuale në internet. Skandali u bë menjëherë viral duke u shpërndarë me shpejtësi të madhe. Sanchez deklaroi se po vuante. “Po vuaj një krim, pasi po shkelet privatësia ime. Ata donin para nga unë për të mos e shpërndarë videon, ishte shantazh”.

Reagimi i Malagas nuk ka vonuar, pasi menjëherë klubi ka marrë vendimin për pezullimin e tij deri në sqarimin e çështjes. Situata nuk është aspak e favorshme për klubin që tani mund të mbetet dhe pa trajner.

Related posts

“PLAY OFF” CHAMPIONS LEAGUE/ 3 skuadra kualifikohen në fazën e grupeve

Delo.autor

BARCELONA RIHAP SFIDËN/ “Pleshti” me një top fantastik, Suarez nuk fal Leganesin (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Shpërthen festa në stadium, Ikardi kalon Interin në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment