Futboll Sport

NDODH EDHE KËSHTU/ Një tifoze e Liverpool-it dhe një i Tottenham martohen ditën e finales: Nuk besonim se…

Rriten ethet për finalen e Champions League mes Liverpool-it dhe Tottenham-it. Finalja e gjitha angleze konsiderohet nga tifozët e të dy ekipeve si ‘dita e madhe’, dita e së vërtetës. Mbështetësit e të dy skuadrave janë gati të vuajnë dhe të ruajnë qetësinë sa më shumë të jetë e mundur.

Për ironi të fatit, dita e së vërtetës do të jetë akoma më emocionuese për Abby Norman dhe James Alexander, tifozja e Liverpool-it dhe tifozi i Tottenham që do të martohen pikërisht ditën e finales. Të dy kanë vendosur ta transmetojnë ndeshjen gjatë dasmës.

Me sa duket, bëhet fjalë për një çift të fortë, një çift të rinjsh që e kanë menduar dhe larguar mundësinë e një divorci pak orë pas martesës. Tema e dasmës, natyrisht, do të jetë përballja mes dy skuadrave dhe vendet e dasmorëve do të organizohen në bazë të skuadrës me të cilën ata janë tifozë. Çifti është ftuar në emisionin televiziv “This Morning ITV” dhe kanë shpjeguar si kanë shkuar gjërat.

“Kemi qeshur dhe kemi bërë shumë shaka në lidhje me mundësinë që një gjë e tillë mund të ndodhte, por nuk besonim se do të ndodhte. Pas ndeshjes së Tottenham-it kundër Ajax-it, telefonat tanë janë çmendur. James ishte në Londër në atë moment dhe nuk arrinim të besonim atë që kishte ndodhur”, ka thënë nusja e ardhshme.

“Nuk kemi menduar në asnjë moment të anulonim muajin e mjaltit, dinim vetëm se duhej ta transmetonim ndeshjen gjatë dasmës”, ka thënë bashkëshorti i ardhshëm.

Në fund, të ftuarit që janë tifozë me skuadra të tjera do të duhet të marrin pjesë në një lloj lotarie dhe të bëhen tifozë me njërën prej dy skuadrave finaliste. Ka shumë mundësi që pas dasmës, në varësi të rezultatit të ndeshjes, të sapomartuarit të premtojnë se do të tallen me njëri-tjetrin derisa vdekja t’i ndajë.

Related posts

E BUJSHME/ Nuk e grumbullojnë për ndeshjet miqësore, klubi skocez kthen Kamberin në shtëpi

Delo.autor

POGBA NUK DO TË LARGOHET NË JANAR/ Manchester United ofertë stratosferike për rinovim me yllin francez

Delo.autor

“KAM PATUR FANTAZI TË LUAJA TEK…”/ Legjenda Totti: Vetëm një klub më ka tërhequr përveç Roma-s

Delo.autor

Leave a Comment