Futboll Premier League Sport

JO VETËM BOMBER TEK TOTTENHAM/ Mourinho e bën Harry Kane edhe mjeshtër të…

Që kur u shfaq te Totenhemi kur ishte 20 vjeç, Herri Kejn ka treguar se talenti i tij nuk është vetëm shënimi i golave. Tifozët rivalë e quajtën një lojtar sezoni, një etiketim që ai e hoqi shpejt, pasi fitoi dy herë radhazi “Këpucën e Artë” (2015-2017) në Premier Ligë dhe atë të Botërorit në 2018, duke u vendosur në vitrinën e sulmuesve më të mirë në planet.

Dhe ndërsa tani 27- vjeçari është në kërkim të rekordit të golave të Alan Shirerit në Premier Ligë, ylli i Totenhemit ka përmirësuar edhe një armë, e cila e bën atë një makth për t’u mbrojtur. Që në minutën e parë në derbin kundër Uest Hemit, të dielën e shkuar, ai gjeti Sonin me një pasim fantastik, i cili ishte edhe asisti i shtatë sezonal në Premier Ligë përveç pesë golave që ka shënuar.

“Është një nga pasuesit më të mirë në botë, ka pasimin e Glen Hodëllit”, e vlerësoi opinionisti i “Sky”, Xhemi Karrager. Dy golat e tij dhe asisti ndaj Uest Hemit bënë që ai të thyente rekordin 15-vjeçar që mbante Tieri Henri për kontributin më të madh në gola në 5 javët e para të një sezoni të Premier Ligës.

Golashënuesi më i mirë i historisë së Arsenalit kishte shënuar 4 gola dhe dhënë 7 asiste (11 gola) për të njëjtin numër ndeshjesh gjatë sezonit 2004-’05, por tani më mirë se Kejn nuk ka bërë askush, duke dhënë të njëjtin numër pasimesh për gol, por duke shënuar një gol më shumë se Henri.

Megjithatë, ndërsa rekordi i tij i golave është thyer vetëm nga emra si Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Robert Levandovski këto vitet e fundit, anglezi është kritikuar në të shkuarën për mungesën e asisteve të tij, pavarësisht se ai konsiderohet një prej organizatorëve më të mirë me këmbë, përveçse është një bomber i padiskutueshëm në zonë. Tani taktikat e Zhoze Murinjos ia kanë nxjerrë në pah edhe këtë talent të fshehur ndër vite kapitenit të Anglisë.

Related posts

PAS BARAZIMIT NË FIRENCE/ Handanovic “i xhindosur”: Ata ishin thuajse të vdekur pas…

Delo.autor

“20 HIJET” E ALLEGRIT TEK JUVENTUSI/ Nga Champions “bastarde” te racizmi, urrejtja ndaj ekipit dhe kritikat

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Klubet italiane flenë gjumë, Borussia Dortmund siguron talentin e Sampdorias…

Delo.autor

Leave a Comment