Champions League Futboll Sport

PARA FINALES CHAMPIONS ME LIVERPOOLIN/ Kane lë pas dëmtimin: Ne jemi këtu për të…

Harry Kane ka folur në prag të finales së Champions Leagues kundër Liverpooolit.

Sulmuesi i Tottenham Hotspurs, ka treguar se ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për finalen e madhe.

Sulmuesi britanik shpreson që ekipi i tij është gati dhe do të hyjnë në ndeshje për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Nyja e këmbës është mirë. Kanë qenë shtatë apo tetë javë pune intensive, jam kthyer në stërvitje me ekipin”, ka thënë fillimisht Kane për BT Sport.

“Gjysmëfinalja ishte një lojë e mahnitshme . Nuk mund të besoja se kjo ka ndodhur. U emocionova shumë që arritëm në finale. Doja të isha atje dhe t’i mbështesja ata dhe të jap përvojën time për këdo që e kishte nevojë”.

“Është e mahnitshme që ne jemi këtu, por nuk mund të kemi një shans tjetër për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, kështu që ne jemi këtu për të fituar ndeshjen”, përfundoi Kane.

Në formacionet e publikuara Harry Kane do të luajë si titullar në finale përballë Liverpoolit.

Related posts

PAS FITORES NË KATAR/ Messi rikthehet në Paris, ja kur zbret në fushë

F.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Ja çfarë kishte ndodhur me pilotin e helikopterit në vitin 2015

Delo.autor

TIRANA-DINAMO/ Shehi dhe Shkëmbi ndryshojnë skemat, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment