Boks Sport Të tjera

PAS HUMBJES BEFASUESE TË JOSHUA/ McGregor reagon: E di se sa të rënda janë duart e meksikanëve…

Conor McGregor ka reaguar pas humbjes befasuese të Anthony Joshua, duke lavdëruar shpirtin luftarak të Andy Ruiz JR.

Ruiz bëri historinë në ‘Madison Square Garden’ duke u bërë meksikani i parë që bëhet kampion në peshat e rënda.

Meksikani i dha fund rekordit perfekt të AJ, i cili në këtë duel futej pa asnjë humbje dhe asnjë barazim.

McGregor ka shfrytëzuar rastin të jap disa lëvdata për meksikanin, duke kujtuar se ai vet e di se sa të rënda janë duart e meksikanëve.

“Unë së pari e di se sa të rënda janë duart e meksikanëve. Nuk përfundon kurrë, derisa përfundon me një meksikan” ka shkruar McGregor.

“Zoti i bekoftë ata. Urime Andy Ruiz” ka shkruar ndër të tjerash irlandezi që është yll në UFC.

McGregor nuk është parë në oktogon për të luftuar që nga humbja e pësuar kundër Khabib Nurmagomedov.

Related posts

DO TË SHOHIN FYTYRA TË NJOHURA NË SHTATOR/ Real Madrid shpreson të shmangë mallkimin e ish-lojtarëve…

Delo.autor

I DHUROI FITOREN JUVENTUS ME TRIPLETË/ Flet Ronaldo: Jemi ekip i kompletuar dhe…

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ ATALANTËS/ Gattuso: Do të na duhet helmeta në Bergamo, luajmë kundër një…

Delo.autor

Leave a Comment