Champions League Futboll Sport

LIVERPOOL U SHPALL “MBRET” I EUROPËS/ UEFA zgjedh 20 më të mirët e Championsit, surprizë mungesa e… (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme përfundoi sezoni i Champions League 2018-2019, me Liverpoolin që fitoi 2-0 finalen ndaj Tottenhamit.

Një ditë më pas, në profilin e saj zyrtar UEFA ka publikuar listën me emrat e 20 futbollistëve më të mirë të sezonit.

Bie menjëherë në sy fakti që Seria A përfaqësohet në këtë listë me një lojtar të vetëm dhe ai është Cristiano Ronaldo i Juventusit.

Por ka edhe surpriza të tjera. Mungon në listë një nga titullarët më të rëndësishëm të fituesit të kompeticionit, sulmuesi Mohamed Salah.

Mungon edhe Firmino dhe treshja e frikshme sulmuese e Liverpoolit përfaqësohet vetëm me Mane, megjithatë nga ky ekip bëjnë pjesë në listë edhe portieri Alison, mbrojtësit Van Dijk, Robertson dhe Aleksandër-Arnold, si dhe mesfushori Wijnaldum.

Në listë janë disa nga talentet e Ajaksit, bashkë me “veteranin” Tadiç, por edhe emra të tjerë të njohur si Mesi, De Bruyne dhe Sterling.

Related posts

E “kryqëzuan” në Gjermani, Mesut Ozil largohet nga kombëtarja…

Isa.Autor

“NUK E DI PSE E BËRI, NUK ËSHTË E LEJUSHME”/ Kopp reagon për postimin e yllit të Cityt (FOTO)

Delo.autor

TIRANA NIS LËVIZJET NË MERKATO/ Shikoni 3 lojtarët në orbitën “bardheblu”

Delo.autor

Leave a Comment