Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KOMBËTARJA MBËRRIN NË FRANFURT/ Pritet nga qindra tifozë shqiptarë në Gjermani

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur ditën e sotme në Frankfurt të Gjermanisë, ku do të vijojë me përgatitjet për sfidën e 8 qershorit ndaj Islandës.

Ekipi përfaqësues është akomoduar në një hotel të Frankfurtit, ku do të qëndrojë deri në mëngjesin e 7 qershorit, kur do të niset për Rekjavik.

Gjatë rrugës nga Këlni në Frankfurt, tifozët e kanë surprizuar grupin përfaqësues në një restorant të njohur të zonës, ku ata po drekonin.

Është zgjedhur Gjermania për të vazhduar përgatitjet, për shkak se klima e këtij vendi është e përafërt me Islandën.

Related posts

TIRANA-LAÇI/ Mazrekaj realizon një SUPER GOL nga goditja e dënimit dhe zhbllokon sfidën ndaj “Bardhebluve” (VIDEO)

Delo.autor

“TELENOVELA”/ Osmani i shprehu besnikëri Shehit dhe përfundoi me… Shkëmbin

Isa.Autor

ZYRTARIZIMI I LAMPARD SI TRAJNER/ Vjen largimi i parë tek Chelsea, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment