Futboll Sport

DIJON MBIJETON NË LIGUE 1/ Çfarë gafash portieri i Lens (VIDEO)

Sezoni në Francë ka përfunduar sot, me sfidën e kthimit në finalen play-off mes Dijon e Lens, një ndeshje dramatike, e mbyllur 3-1 për Djonin, që në këtë mënyrë mbijeton në Ligue 1.

Në vajtje kishte përfunduar 1-1 dhe Lens kishte shpresa të mëdha, sepse luajti mirë në shtëpi dhe nuk u duk aspak inferior.

Edhe në kthim tablo e njëjtë, sepse 45 minutat e para ekuilibruan gjithçka: Dijon në avantazh, Lens barazoi dhe në pjesën e dytë duhej rinisur nga pika zero.

Gjithsesi, portieri mik Vachoux vendosi të imitonte, ose tia kalonte, gjermanit Karius, sepse bëri dy supergafa që i dhanë fitoren dhe qëndrimin në Ligue 1 Dijonit.

Edhe një vit në ferr për Lensin, klub me tifozeri spektakolare, mbi 20 mijë për ndeshje në Ligue 1.

 

Related posts

IBRAHIMOVIC shokon me batutën e radhës: Jam gati nëse Lakers më duan

Isa.Autor

NUK ËSHTË “MOU”/ Njihuni me portugezin që shfaqet në listën e kandidatëve për trajner

Isa.Autor

Trembet Milani, Barcelona në sulm për “yllin” e kuqezinjve

Q.Autor

Leave a Comment