Futboll Sport

ZANATI I TIJ PRIMAR ËSHTË KËPUCAR/ Mjeshtri shqiptar i topave të futbollit, që ua di sekretin

Topat e futbollit janë të shtrenjtë, por duhet të bëhet edhe riparimi i tyre. Tani, prej 20 vjetësh, këtë punë e bën mjeshtërisht Izet Makolli në Kosovë. Zanati i tij primar është këpucar, por meqë punon me lëkurë e me qepje, është perfeksionuar edhe në restaurimin e topave. Pa modesti e thotë se është mjeshtër i mirë i tyre. “Jo” nuk thotë për asnjë kërkesë të klientëve të tij.

“E kam studiuar gjatë, dhe kam gjetur zgjidhje se si t’i riparoj topat më të rinj, që janë pa penj të jashtëm”, thotë me krenari Makolli, që kërruset te një skutë, në mesin e qindra palë këpucëve për të marrë një top të tillë. I firmës “Adidas”, i bardhë me të kuqe, ai nuk vërehet se është riparuar.

“Ma merr mendja që jam i vetmi në Kosovë që mund të rregulloj këtë lloj topi. E kam si sekret, nuk mundem të tregoj se si e kam gjetur zgjidhjen, por ky është pa penj të jashtëm. Ka vetëm penj të brendshëm”, thotë me bindje Makolli.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Sulmuesi Vassell realizon golin e javës në FA Cup (VIDEO)

Delo.autor

Xherdan SHAQIRI uron FESTËN E KURBAN BAJRAMIT të gjithë SHQIPTARËVE (FOTO)

Isa.Autor

“JAM NË ZONËN E KUQE”/ Rike Roçi në karantinë në Milano dhe kollitet në emision. Batutat me Manushin: Ku të gjen gjë ty (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment