Futboll Sport

DEKLARATA E LEGJENDËS SË BARCELONËS/ Ronald Koeman: Van Dijk meriton çmimin…

Lionel Messi është favoriti numër një për ta fituar “Topin e Artë” për vitin 2019.

Pavarësisht se Barcelona dështoi në Kupë dhe Champions, argjentinasi ka qenë mbresëlënës dhe ka kaluar sërish shifrën e 50 golave në sezon.

Messin është duke e “kërcënuar” Virgil van Dijk i Liverpoolit, i cili triumfoi me “Redsat” në Champions League.

Pas tyre renditen, Mohamed Salah, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Sadio Mane.

Megjithatë, sipas legjendës së Barcelonës, holandezit Ronald Koeman, është momenti që një mbrojtës ta fitojë “Topin e Artë”.

“Van Dijk e meriton ‘Topin e Artë’. Ky çmim iu jepet atyre lojtarëve që janë vendimtarë, krijojnë ose shënojnë gola, por nëse ndonjëherë duhet t’i jepet një mbrojtësi, tani është momenti”, deklaroi Koeman.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Takimi special para 10 vitesh, Varane tregon çfarë e bindi të transferohet tek “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

ZYRTARE/ Lajm fantastik për tifozët shkodranë, Vllaznia siguron licencimin për pjesëmarrjen në Kupat e Europës

Delo.autor

“DUHET KURAJO PËR TË ËNDËRRUAR TITULLIN”/ Mbrojtësi Dalot: Eksperienca e Ibrës është e mrekullueshme

Delo.autor

Leave a Comment