Albanian Stars Futboll La Liga

Lajmi i fundit/ Armando Sadiku drejt La Ligas në Spanjë për 1 milion euro

E bujshme! Armando Sadiku drejt La Liga-s në Spanjë. Sipas “Cadena SER”, Levante është e interesuar për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë.

Sipas medias spanjolle, Levante është gati të paguajë 1 milion euro për kartonin e Armando Sadikut.

Sulmuesi 26-vjeçar u transferua në verë te skuadra e Legia Varshavë në Poloni, për 750 mijë euro.

Në fakt, nuk është vetëm Sadiku, alternativë për sulmin e Levante-s, sepse përveç tij, klubi spanjoll kërkon edhe shërbimet e Giampaolo Pazzini të Verona-s.

Gjatë këtij sezoni, Sadiku nuk ka mundur të gjejë vend fiks në formacionin e Legia-s, ndërsa transferimi te Levante, do të ishte hapi më i madh në karrierën e tij futbollistike.

Related posts

MESFUSHORI I “DJALLIT” VENDOS TË ARDHMEN/ Milan arrin marrëveshjen me lojtarin, pranë rinovimin me senatorin…

Delo.autor

ÇEREKFINALET EUROPA LEAGUE/ “Topçinjtë” fitojnë bindshëm ndaj Napolit, Chelsea zhbllokon në fund të sfidës

Delo.autor

“Irresistibles”, tifozët më të çmendur të Botërorit të Rusisë vijnë nga Franca

Sadik.Autor

Leave a Comment