Futboll Premier League Sport

HEDH KANDIDATURËN PËR STOL NË PREMIER/ Maradona: Jam njeriu i duhur për të drejtuar klubin…

Diego Armando Maradona mendon se ai është personi i duhur që mund të drejtojë skuadrën e Manchester United.

Në një intervistë të fundit për “FourFourTëo”, legjenda argjentinase hedh kandidaturën për postin e trajnerit të Manchester United.

“Nëse Manchester United ka nevojë për një trajner, jam njeriu i duhur që bën për ta”, tha fillimisht ai.

“Manchester United është skuadra ime e preferuar në Angli. Një ekip që ka patur shumë lojtarë të mëdhenj nën drejtimin e Alex Ferguson. Gjithsesi, tani Manchester City është mbi ata. Ata nuk mund ta ndryshojnë këtë diferencë me City, pasi ata kanë Aguero, që luan mirë dhe shënon shumë. Më pëlqen “Old Trafford”. Kam luajtur aty në sezonin 1983-1984, ishte si “La Bombonera”, thotë Maradona, që gjithashtu thumbon një lojtar të United: “Paul Pogba nuk punon shumë fort”.

Related posts

PRAPASKENA/ E PËRJASHTOI trajneri, BEHRAMI me shokë të PADËSHIRUAR tek Zvicra

Isa.Autor

Vazhdon 2018-ta prefekte për Kristiano Ronaldon, ka shënuar 32 gola në 33 ndeshje

Sadik.Autor

Mbrojtësi shqiptar bashkohet me skuadrën e Seria A

Sadik.Autor

Leave a Comment