Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Mbappe bën kërkesën për tu larguar nga PSG-ja, hidhet në sulm klubi gjigant…

Raportohet se Kylian Mbappe ka një kërkesë për Paris Saint-Germain.

Sipas televizionit spanjoll, El Chiringuito TV, Mbappe ka bërë një kërkesë te PSG-ja në mënyrë që të largohet këtë verë, pasi ka bërë me dije se e dëshiron një aventurë të re dhe një përgjegjësi më të madhe.

Gjithashtu raportohet se Real Madridi është i gatshëm që ta transferojë sulmuesin e talentuar, pasi Zinedine Zidane është duke tentuar të bëjë një revolucion në skuadër.

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchle kishte bërë me dije se ai nuk mund të garantonte nëse lojtarët do të qëndrojnë apo do të largohen, pasi nuk është e gjitha në dorën e tij.

“Si trajner, dëshiroj që ata të vazhdojnë të qëndrojnë me ne, por ky është futbolli, nuk mund të tregohemi naiv. Vendimi do të jetë i tëri i tyre nëse duan të qëndrojnë apo jo”., ka thënë trajneri i parisienëve.

Francezi 20-vjeçar i shokoi të gjithë në muajin e kaluar kur tha se e ardhmja e tij mund të jetë diku tjetër, duke vendosur në lëvizje Real Madridin.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Ronaldo “thyen” mallkimin, shënon me mjeshtri nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

SKANDALI/ Carlo Ancelotti akuzohet për evazion fiskal

Delo.autor

MINUTË PAS MINUTE/ Kroacia dhe Danimarka do ta diskutojnë kualifikimin përmes penalltive

Isa.Autor

Leave a Comment