Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Simone Inzaghi rinovon kontratën me Lazion deri më…

Simone Inzaghi ka rinovuar kontratën me Lazion.

Skuadra nga kryeqyteti italian ka zyrtarizuar nënshkrimin e marrëveshjes deri në qershor të vitit 2021.

“SS Lazio njofton se ka rinovuar dhe zgjeruar kontratën me Simone Inzaghi deri më 30 qershor të vitit 2021”, thuhet në njoftimin e Lazios.

Nënshkrimi i kësaj kontrate hedh poshtë hipotezat e kalimit të Inzaghit te Juventusi apo Milani të cilët janë në kërkim të trajnerit të ri.

Inzaghi është trajner i Lazios që nga viti 2016, ndërsa këtë sezon ka arritur të fitojë Kupën e Italisë.

Related posts

Zbulohet prapaskena: Messi, Suarez dhe Dembele detyruan blerjen e Coutinho

Q.Autor

KRIZA NË SUPERIORE/ UEFA u jep 470 mijë euro klubeve, ja vendimet e Komitetit Ekzekutiv të FSHF

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Teuta. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment