Futboll Sport

GJYSMËFINALJA E NATIONS LEAGUE/ Angli-Holandë, përballja që përcakton finalistin e dytë

Portugalia është përfaqësuesja e parë që kualifikohet në finalen e Ligës së Kombeve, teksa mposhti 3-1 Zvicrën në gjysmëfinale e zhvilluar në “Estadio do Dragao” të Portos.

Por sonte në mbrëmje në stadiumin “D. Afonso Henriques” të Guimaresit, do të përcaktohet edhe skuadra tjetër finaliste, ndërmjet Anglisë dhe Holandës.

Anglia punon prej disa kohësh me trajnerin Gary Southgate dhe ka krijuar një skuadër mjaft solide, gjë që e dëshmoi edhe në Botërorin “Rusi 2018”, përveçse në Ligën e Kombeve, trofe të cilin do të kërkojë ta fitojë që në edicionin e parë.

Nga ana tjetër, pasi dështoi të sigurojë kualifikimin për në “Rusi 2018”, Holanda iu nënshtrua një rinovimi total nën drejtimin e trajnerit Ronald Koeman dhe në Ligën e Kombeve u panë edhe shenjat e para të përmirësimit, me “tulipanët” që u treguan superiorë ndaj dy prej përfaqësueseve më të fort në botë.

Finalja e Ligës A do të luhet dielën e 9 qershorit dhe fituesja do të sigurojë biletën për pjesëmarrjen direkt në Kampionatin Europian Euro 2020.

Related posts

Nga asistent i gruas arbitër te sherri mes Mourinhos dhe Klopp, ja kush është armiku nr 1 i Juventus-it

Sadik.Autor

Gafa e Batshuajit gjatë festimit, 100 mijë “tallje” për 30 minuta

Sadik.Autor

“SHQIPËRI SKUADËR MEMECE”/ Veseli i kundërpërgjigjet ASHPËR deklaratës së Panuccit

Isa.Autor

Leave a Comment