Futboll Seria A Sport

NUK NDALET INTER ME PËRFORCIMET E MËDHA/ “Zikaltërit” tentojnë të “rrëmbejnë” mbrojtësin spanjoll

Ky fillim vere e gjen Interin si një ndër skuadrat më aktive në merkato. Zikaltrit me Antonio Konten në stolin e tyre, kërkojnë rikthimin e titujve, por më përpara skuadra duhet të përforcohet.

Siç raporton “Marca”, klubi italian i ka vënë syrin mbrojtësit spanjoll të Realit, Naço. Antonio Konte do në ekipin e tij lojtar të “pjekur” profesionalisht, të cilët do të dinë të përballen me ndeshje deçizive të sezonit.

Nga ana tjetër “Sport Mediaset” bën me dije se Interi ka gjetur akordin me Barelën, mesfushorin e Kaljarit dhe Xhekon. Në ditët në vijm priten zyrtarizimet e të dy lojtarëve.

Zikaltrit tashmë janë në kërkim të një “top-sulmuesi”, pasi llogaritë janë bërë, që do të largohet nga skuadra Muaro Ikardi.

Related posts

Shpërthen Casemiro pas turpërimit me “Manita”: “Kjo ishte fytyra jonë e këtij sezoni…”

Isa.Autor

Tranferimi i Ronaldos te Juventus, flet legjenda e Realit: Perez u tregua shumë…

Isa.Autor

NUK KA MË DYSHIME/ Neymar e konfirmon ardhjen te Barcelona me këtë gjest

Delo.autor

Leave a Comment