Futboll

Nis “ankandi” për Arthur, por Gremio kërkon 50 milionë euro!!!

Chelsea dhe Manchester United po vazhdojnë të ndjekin mesfushorin e Gremio, Arthur. Barcelona u duk se kishte një marrëveshje me 21-vjeçarin, pasi ai pozoi me fanellën katalanase, pas një takimi me drejtorin sportiv “blaugrana” Roberto Fernandez.

Kjo e nervozoi klubin e Gremio, që deklaroi publikisht se nuk kishte arritur asnjë marrëveshje dhe se futbollisti mund të largohej vetëm nëse paguhen 50 milionë euro. Barcelona mbetet e interesuar për lojtarin, por pas blerjeve të Philippe Coutinho dhe Yerry Mina, katalanasit do të duhet të shesin të paktën 8 lojtarë.

Image result for gremio arthur

Gremio ka pasur oferta edhe nga klubet angleze se për “inat” të Barcelonës ata mund të pranojnë rreth 40 milionë euro nga Chelsea ose Manchester United, që gjithsesi e kanë konsideruar shumë të lartë këtë çmim. Manchester City dhe Arsenal janë skuadrat e tjera që kanë pyetur për Arthur në të kaluarën, teksa ai ka qenë pjesë e Brazilit U-21 dhe pritet të jetë pjesë e “Selseao” që do të luajë në Kupën e Botës 2018.

Ndërkohë, brazilianët e Flamengo janë shumë pranë huazimit të Marlos Moreno, pronësinë e të cilit e ka Manchester City dhe aktualisht po luan te Girona.

Related posts

10 futbollistët që u dënuan se përdornin drogë (FOTO)

Sadik.Autor

MIQËSORE/ Tirana me Egnatia ndahen në paqë në “Selman Stermasi”

Delo.autor

Real Madridi i ofron 35 milionë euro plus Kovacicin për yllin argjentinas

Q.Autor

Leave a Comment