Formula 1 Sport Të tjera

PREJ 6 VITESH NË KOMA/ Ja lajmi i madh që jep Bosi i “Formula 1” për Schumacher

Bernie Ecclestone, ish-shefi ekzekutiv i ‘Formula 1’ ka dhënë lajme të reja premtuese dhe pozitive për shëndetin e Michael Schumacher.

Shtatë herë kampioni i F1 është ende duke u rekuperuar nga aksidenti në ski në 2013-ën, që i shkaktoi atij trauma të rënda në kokë, duke rënë në koma.

Ecclestone ka folur për gjendjen e pilotit gjerman në lançimin e dokumentarit “Schumacher” që do të publikohet në 5 Dhjetor në vendet gjermanfolëse.

“Ai nuk është këtu me ne për momentin, por kur të jetë më mirë ai do të jetë në gjendje t’u përgjigjet vet pyetjeve të gazetarëve”, tha ai.

Dokumentari, i cili ka pasur mbështetjen e plotë të bashkëshortes së Schumacher, Corinna dhe pjesës tjetër të familjes, do të flasë për jetën, karrierën e Schumacher si dhe aksidentin e tij në pistën e skive më 29 dhjetor 2013 në të cilin kampioni rekord F1 pësoi trauma të rënda në kokë.

Related posts

“TË DYJA SKUADRAT JANË…”/ Messi flet për “El Clasicon”: Pres një Real shumë të fortë

Delo.autor

Kampioni “serial” i Gjermanisë kërkon të jetë lider në Botëror

Sadik.Autor

NUK SHËNON QË NGA SHTATORI/ Bale në THATËSIRË! Periudha më e errët e uellsianit tek Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment