Futboll Sport

Ndezi fantazitë e gjigantëve të Europës, Tottenham i vendos çmimin

Mendoj se jam në një moment të karrierës sime ku unë dua të provoj diçka të re. Kam respektin më të madh për gjithçka ka ndodhur tek Tottenham, por unë e kam thënë se do më pëlqente të provoj diçka të re”!

Ishte kjo deklarata e Christian Eriksen për median daneze “Ekstra Bladet”, që ka ndezur jo vetëm shpresat e ekipeve të joshura prej danezit, por njëherësh ka aktivizuar edhe lëvizjet e drejtuesve të Tottenham.

Me kontratën që skadon në 2020, sinjalin e dhënë nga vetë mesfushori dhe të gjithë gjigantët e europës në garë për shërbimet e danezit, Tottenham ka nxituar të vendosë etiketën e çmimit mbi gurin e çmuar të “Spurs”. Sipas raportimeve të “The Times”, klubi londinez e ka vlerësuar mesfushorin Eriksen plot 100 milionë sterlina, rreth 113 milionë euro.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Klubi anglez arrin marrëveshje me Napolin për mesfushorin Alan

Delo.autor

Arrihet marrëveshja për transferimin e Griezmann

Q.Autor

NXEHET DERBI I MILANOS/ Suso: “E kam refuzuar Interin dy herë “

Isa.Autor