Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ISLANDË-SHQIPËRI/ Edi Reja debuton me kuqezinjtë, eksperiment në rreshtim (FORMACIONET ZYRTARE)

Shqipëria luan sot ndeshjen e tretë zyrtare kualifikuese për në Europianin e vitit të ardhshëm ku përballë ka Vikingët e Islandës. Të besuarit e Edi Rejës do të synojnë të lënë pas periudhën e errët të Panuçit dhe të marrin rezultatin e dytë pozitiv radhazi për të rikthyer shpresën për një kualifikim të mundshëm.

Sa i përket formacioneve, Reja debuton me eksperiment duke e konfirmuar 3-5-2 e tij me Dermakun, Ismajlin dhe Veselin në qendër të mbrojtjes ndërkohë që në krahë janë të vendosur Hysaj dhe Lenjani. Qendra e mesfushës përbëhet nga Basha e Xhaka ndërkohë që Abrashi qëndron para mbrojtjes. Sulmi i është besuar dyshes Cikalleshi-Balaj.

Related posts

E BUJSHME/ I jep fund polemikave, Neymar vendos përfundimisht të ardhmen e tij

Delo.autor

Liverpool ofron 50 milionë euro për Fabinho-n

Sadik.Autor

Lazio ndihmon Liverpool kundër Roma-s në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment