Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PARA NDESHJES KUALIFIKUESE ME ISLANDËN/ E pazakontë, UEFA detyron Kombëtaren të drekojë në mëngjes (FOTO)

Ditën e sotme, Shqipëria do të zbresë në fushë përballë Islandës në transfertë. Kjo do të jetë edhe ndeshja ku do të debutojë në drejtimin e skuadrës trajneri italian Edi Reja, i cili mori drejtimin pas shkarkimit të Kristian Panuçit.

Ndërkohë, kuqezinjtë përveç vështirësive me kundërshtarin dhe faktin se statistikat kundër vikingëve i kanë kundër, duhet të marrin parasysh edhe ndryshimin e orareve. Duke qenë se ndeshja me orën lokale do të luhet në orën 13:00, ndërsa me orën tonë do të jetë në 15:00, kuqezinjtë praktikisht nuk do të kenë kohë për të konsumuar vaktin e drekës.

Pasi koha nuk ia lejon dhe në këtë formë, lojtarët e Kombëtares duhet të mendojnë të konsumojnë në të njëjtën kohë mëngjesin dhe drekën. Megjithatë, pavarësisht këtij fakti, kjo është një ndeshje vendimtare për ecurinë e grupit dhe kualifikuese të Euro 2020 dhe një rezultat pozitiv do t’i jepte një shtysë më shumë për të besuar ekipit.

Related posts

Mirë se erdhe djalosh/ Nagelsmann shkruan historinë në Champions me REKORDIN e ri

Isa.Autor

WOLVES-MANCHESTER UNITED/ “Vendasit” kalojnë në avantazh me autogol

Delo.autor

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Trajenri Reja: Duam të vazhdojmë të mbajmë gjallë këtë ëndërr të madhe për…

Delo.autor

Leave a Comment