Futboll Seria A Sport

U GRUMBULLUA ME KOMBËTAREN SLLOVAKE/ Milan Skriniar beson tek Conte: Shpresojmë të synojmë titullin…

Qendërmbrojtësi i Interit, Milan Skriniar është pyetur në lidhje me largimin e Spallettit dhe zëvendësimin e tij nga Antonio Conte.

Nga Sllovakia ku është grumbulluar me kombëtaren e tij, Skriniar beson se me Conten Interi do të synojë titullin kampion.

“Spalletti është një njeri dhe trajner i madh, por shoqëria vendosi kështu. Tani me Conten janë rritur pritshmëritë dhe shpresojmë të synojmë titullin kampion”, tha Skriniar.

Një nga lojtarët që është në pikëpyetje për të ardhmen, është edhe ish kapiteni i Interit, Mauro Icardi, por Skriniar vlerëson argjentinasin dhe pranon se do të ishte i lumtur po të qëndronte në skuadër.

“Mauro është një futbollist i madh dhe miku ynë, ndaj do të ishim të kënaqur po të mbetej akoma pjesë e Interit”, tha mbrojtësi sllovak i zikaltërve.

Related posts

​PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Rritet vlera e Manchester Unitedit nga…

Isa.Autor

PLAS TEK INTERI/ Zikaltërit KËRCËNOJNË mesfushorin që e transferuan për 50 milion euro

Isa.Autor

LARGOHET PAS 7 SEZONESH/ Ndarje e hidhur mes Cavanit dhe PSG-së, kapitulli francez mbyllet me pakënaqësi

Delo.autor

Leave a Comment