Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

HUMBJA NË ISLANDË/ Ja episodi i dyshimtë i penalltisë për Kombëtaren (VIDEO)

Një nga rastet më të diskutuara në takimin mes Islandës dhe Shqipërisë, ishte ai i minutës së 45-të në pjesën e parë, ku pati një prekje me dorë brenda zonës së vendasve.

Në një top jo shumë të lartë, sfera shkoi tek kapiteni i Islandës, Aron Einar Gunarson, i cili teksa kërkonte diçka tek arbitri, sapo ktheu kokën e preku topin me dorë.

Për kryesorin skocez të sfidës, nuk pati asgjë, dhe ai akordoi një faull jashtë zone për një ndërhyrje po të Gunarson, por pamjet e përsëritura tregojnë se nga ana e islandezit ka pasur një zgjatje të dorës, për të bllokuar topin. Vetë trajneri Reja, në konferecën pas ndeshjes, e nënvizoi faktin se Shqipërisë iu mohua një penallti.

Related posts

Matuidi gëzon tifozët e Juventus me këtë deklaratë para ndeshjes me Realin

Sadik.Autor

MANCHESTER UNITED IZOLOHET TOTALISHT/ Vjen komunikata për shtyp mbi ndeshjen ndaj Brentford

Delo.autor

LIVE/ Liverpool-Porto, Keita e Firmino nderojnë “Të Kuqtë” në pjesën e parë

Delo.autor

Leave a Comment