Bundesliga Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Nuk po gjente hapësira në ekip, Bayern largon zyrtarisht portierin. Thërret veteranin…

Bayern Munich lëviz në merkato dhe e bën duke e nisur nga portieri…

Alexander Nubel zyrtarisht huazohet te Monaco.

Klubi gjerman ka dalë me njoftim dhe bën me dije se portieri i tyre do të kalojë te francezët për dy vite në huazim, por në marrëveshje ka një klauzolë që ia mundëson bavarezëve ta rikthejnë edhe pas sezonit të parë.

Kampionët e Gjermanisë rikthejnë si portier të dytë Sven Ulreich (2015-2020).

32-vjeçari do të kryejë testet mjekësore javën e ardhshme dhe më pas do të firmosë e të bashkohet me ekipin, pas eksperiencë me Hamburger SV në Bundesliga 2.

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, është shprehur se kjo ishte dëshira e Nubel dhe klubi e ka mbështetur dhe e sheh portierin e ri pjesë të së ardhmes. Vetë Nubel është shprehur:

“Jam i lumtur që mund të hedh hapin tjetër për t’u zhvilluar tek AS Monaco. Është shumë e rëndësishme që të luash në nivele të larta dhe këtë mundësi ma jep Monaco.

Dua të falënderoj drejtues e Bayern Munich që ma dhanë këtë mundësi. Qëllimi im i madh është që t’ua shpërblej besimin e tyre në të ardhmen”.

Related posts

Nis pjesa e dytë, Anglia do revanshin ndaj Tunizisë

Sadik.Autor

HYSAJ DREJT SPANJËS/ Atletico Madrid rrit ofertën për napoletanët, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

Çudira shqiptare, dy trajnerët kampionë largohen të parët

Sadik.Autor

Leave a Comment