Futboll Sport

PARA NDESHJES KUALIFIKUESE ME GREQINË/ Trajneri Mancini: Kur përfundon një cikël lojtarësh ekspertë, nevojitet…

Një pragndeshje e mbushur me dy shime dhe siguri. Roberto Mançini është i vetëdijshëm se tani, pas dy paraqitjesh “të vakëta” kundër Finlandës dhe Lihtenshtejnit, kualifikimi në Europianin e 2020-ës vështirësohet.

Megjithatë, beson se ka në duar një skuadër të sintonizuar me projektin e tij. Një skuadër në rritje. Dhe këto dy ndeshje, duke nisur nga ajo me Greqinë sot në mbrëmje (ora 20:45, në “Stadiumin Olimpik të Athinës”), do jenë një test i rëndësishëm edhe për këtë arsye. Jo vetëm për klasifikimin. MES

DYSHIMEVE DHE SIGURIVE – Dyshimet qëndrojnë në formacion: Bernardeski pritet sulmues krahu (pra, në vend të Insinjes) ose si “nëntë fals”, pra, në vend të Kualjarelës apo Belotit. “Për të dorëzuar listën kam kohë deri në mesnatë”, u shpreh dje në konferencën për shtyp trajneri. “Gjithë sulmuesit i kam parë në formë.

Siguria është një: kam pesë qendërsulmues, dikush duhet të ulet në tribunë. Megjithëse duhet edhe të vlerësoj dy angazhime brenda katër ditësh”. Siguritë janë mbi vlerën e Greqisë: “Nuk e di sesi do luajë, në dy ndeshjet e fundit kanë përdorur dy sisteme të ndryshme.

Vjen nga rezultate negative? Unë e kam ndjekur veçanërisht gjatë muajve të fundit: luajnë bukur. Ka edhe futbollistë teknikë, është një skuadër që ka ndryshuar cilësitë taktike. Më pas është e qartë që kur përfundon një cikël lojtarësh ekspertë, nevojitet edhe pak kohë për t’u rinovuar.

E njëjta gjë që po ndodh edhe me ne”. Por, është edhe një proces rritjeje i skuadrës: “Ne jemi Italia, duhet të përqendrohemi te loja jonë: nuk mund të hyjmë në fushë për të barazuar apo me frikën e humbjes, është mentaliteti mbi të cilin po punojmë. Në nivel ambiental nuk do jetë një ndeshje e lehtë për një skuadër të re si e jona, por të zbresësh në një stadium të stërmbushur është gjithmonë diçka e bukur. Janë të gjithë futbollistë ekspertë, edhe pse jo të mësuar me nivele të tilla në Europë.

italia

Megjithatë, kanë shfaqur personalitet dhe aftësi për të luajtur pa frikë. Jam i qetë sepse dimë çfarë mund të bëjmë: nevojitet i njëjti mentalitet, luajmë prej shumë ndeshjesh në të njëjtën mënyrë dhe kemi arritur të mbajmë një ritëm konstant.

Në këtë sfidë mund të zbulojmë nëse rritja jonë po vazhdon. Ndoshta do ketë momente vështirësie, siç ndodhi në pjesën e parë me Finlandën, që nuk e konsideroj brilante: duhet të qëndrojmë kompaktë, sepse në raste të tilla duhet edhe të mbrohesh”.

BOTËRORI I FUNDIT – Italia, e stërvitur në atë kohë nga Xhan Piero Ventura, nuk mundi të zhvillojë Botërorin e vitit të fundit në Rusi: i konsideruar një dështim për kombëtaren “axurre”. Dhe Mançini kërkon që një fakt i tillë të mos përsëritet:

“Çfarë ka ndodhur ka ndodhur, nuk mund të bëjmë më asgjë. Gjatë 60 viteve të fundit nuk ishte parë diçka e tillë dhe u prit me keqardhje nga të gjithë. Duhet të bëjmë të pamundurën që të mos ndodhë më, të na shërbejë si motivim. Italia nuk mund të mos marrë pjesë në Europianë dhe Botërorë”, përfundoi Mançini.

Related posts

E PABESUESHME/ Khabib Nurmagomedov në Prishtinë? Ja e vërteta e fotos së shumëpërfolur

Isa.Autor

HUNGARI-SHQIPËRI/ Pritet të zhvillohet në “Puskas Arena”, ja statistikat interesante mes dy kombëtareve…

Delo.autor

YLLI FRANCEZ DËSHIRON LARGIMIN NGA “OLD TRAFFORD”/ Sarri: Më pëlqen Pogba, por…

Delo.autor

Leave a Comment