Futboll Sport

Neymar merr frymë lirisht, PSG i jep lajmin e mirë

Neymar ka një arsye për të buzëqeshur. Pas akuzave për përdhunim dhe dëmtimit që e ka detyruar të heqë dorë nga Kupa e Amerikës, “O Ney” ka marrë një lajm të mirë.

Këtë të shtunë, doktori i ekipit të parë të PSG-së, Laurent Aumont, dhe një nga figurat më të rëndësishme të mjekësisë sportive, Profesor Gerard Sillant, kanë vlerësuar dëmtimin e pësuar nga braziliani në miqësoren e luajtur me Brazilin kundër Katarit të mërkurën e kaluar.

Dy doktorët kanë konfirmuar ndrydhjen e ligamenteve të kaviljes së djathtë dhe kanë arritur në konkluzion se nuk do të jetë i nevojshëm një operacion.

Kështu, sulmuesi i PSG-së pritet të kthehet në fushë në harkun e katër javëve.

Related posts

BOMBË NGA MERKATOJA/ Milani përgatit “hakmarrjen” për Çalhan, gati dy plane për të siguruar…

Delo.autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ PSG gjen pasuesin e Keylor Navas, “rrëmben” portierin e Premier League…

Delo.autor

KAMPIONI SHQIPTAR/ Keta reagon pas kërkesës së revanshit, publikon të dhënat e ndeshjes

Isa.Autor

Leave a Comment