Futboll Sport

ÇMENDURI NË MERKATON E VERËS/ “Djajtë e Kuq” gati 90 milionë euro për lojtarin e Napolit…

Reparti i mbrojtjes ka qenë një nga më problematikët për skuadrën e Mançester Junajtid gjatë viteve të fundit dhe Ole Gunar Solskjaer kërkon që të ndërtojë një mbrojtje të fortë për sezonin e ardhshëm.

Bisedimet dhe tentativat nuk kanë munguar, ndërsa e fundit është në lidhje me mbrojtësin e Napolit, Kalidu Kulibali. “Djajtë” janë gati të ofrojnë 90 milionë euro për shërbimet e tij, shifër e cila është e lartë, por me shumë mundësi nuk do të pranohet nga presidenti De Laurentis. Ky i fundit ka treguar “muskujt” edhe për oferta të tjera më të larta. Kulibali u shpall mbrojtësi më i mirë i vitit në kampionatin italian dhe për të ka pasur interesim edhe nga Juventusi.

“Zonja e Vjetër” mendon ta transferojë si një dhuratë për trajnerin e ardhshëm Mauricio Sarri, i cili pritet të zyrtarizohet gjatë këtyre ditëve në kampin bardhezi.

Related posts

Transferimi i Sanchez tek Manchester United? Guardiola: Sanchez do të transferohet tek skuadra e United

Q.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Vllaznia. Rezultati 1-1

Delo.autor

ËSHTË NJERIU I MOMENTIT TEK MILAN/ Por Theo Hernandez paguhet më pak se lojtarët e stolit

Delo.autor

Leave a Comment