Futboll Ligue 1

Largimi i Moura-s nga PSG, Neymar: Kjo është e padrejtë!

Neymar ka thënë se është i trishtuar nga transferimi i pashmangshëm i Lucas Mouras në Tottenham, duke insistuar se bashkëkombësi i tij është përdorur tepër pak dhe nuk duhet të lejohet të largohet nga Paris Saint-Germain.

Lucas do t’i bashkohet klubit nga Premierliga, Tottenhamit – ku do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin nga PSG-ja Serge Aurier – për shkak se mungesës së hapësirës për të luajtur në klubin parisien.

Anësori 25-vjeçar i Brazilit ende nuk e ka nisur asnjë ndeshje për PSG-në këtë sezon, dhe është paraqitur vetëm gjashtë herë nga banka rezervë në të gjitha garat deri më tani.

I pyetur rreth largimit të pashmangshëm të Lucasit nga kryeqyteti francez, Neymar nuk e pranon se miku i tij i ngushtë është trajtuar drejtësisht.

“Jam i trishtuar sepse ai është mik i mirë. Lucas është lojtar cilësor që është përdorur shumë pak. Mendoj që është e padrejtë. Ai është vëllai im në futboll. I uroj gjithë të mirat”, ka thënë Neymar.

Related posts

CHILAVERT DHE RASTI “VINICUS”: Futbolli është për burra, jo për homoseksual. Mbappe? S’flet dot ai që jeton me transgjinorin

F.autor

Payet partner për Icardi te Inter, janë vendosur kontaktet

Sadik.Autor

Ronaldo kthehet në Premierligë, jo te Unitedi

Q.Autor

Leave a Comment