Futboll Seria A Sport

NIS PËRFORCIMET PËR CHAMPIONS/ Atalanta kërkon të “rrëmbejë” sulmuesin kolumbian…

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve për Atalantën duket se është vetëm fillimi.

Bergamaskët tashmë hidhen në sulm për të siguruar lojtarë klasi, që të jenë sa më kompetitiv në Europë.

Përforcimet, zikaltrit do t’i nisin nga sulmi, aty ku kanë dhe pikën më të fortë.

Siç raporton “Tuttosport”, Atalanta ka hedhur sytë te Muriel, sulmuesin kolumbian, që është lojtar i Sevillës.

Kolumbiani pjesën e dytë të sezonit e bëri te Fiorentina në huazim, ku ishte ndër protagonistët kryesorë të violëve.

Atalanta kërkon që të bëjë një dyshe të frikshme në sulm, duke pasur si pika referimi dy sulmues kolumbianë, Muriel-Zapata.

Mbetet të shihet nëse Atalanta do ta lërë këtë ide në “letër”, apo do të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e lojtarit të Sevillës.

Related posts

MARRIN FUND DILEMAT/ Rummenigge: Po shoh një trajner që po lufton, gati të ndryshojë disa gjër

Isa.Autor

PRITET TË DEBUTOJË NË FUNDJAVË/ Arrihet marrëveshja, Rei Manaj transferohet te Barcelona

Delo.autor

“KORONAVIRUSI”/ Mbyllen stadiumet në Itali edhe për Champions e Europa League

Delo.autor

Leave a Comment