Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Roma zyrtarizon trajnerin e ri, ja detajet e kontratës

Klubi i Romës më në fund ka zyrtarizuar atë që pritej prej disa ditësh.

Paulo Fonseca nga dita e sotme është trajneri i ri i Romës dhe do të drejtojë verdhekuqtë për dy vitet e ardhshme, me opsion zgjatjen e kësaj marrëveshje për vitin e tretë.

Klubi bëri të ditur detajet e marrëveshjes me 46-vjeçarin nëpërmjet një komunikate zyrtare, duke i uruar mirëseardhjen trajnerit, i cili do të përfitojë 2 milion euro në sezon.

Fonseca vjen në kryeqytetin italian pas eksperiencës te Shakhtar Donjetsk, ku ka bindur të gjithë duke krijuar një ekip shumë të këndshëm, që dominoi në kampionatin ukrainas dhe arriti rezultate edhe në arenën ndërkombëtare.

“Jam shumë i lumtur që u emërova si trajneri i ri i Romës dhe dua të falënderoj drejtuesit e klubit për mundësinë që më kanë dhënë. Jam entuziast dhe i motivuar nga sfida që na pret dhe pres me padurim të transferohem në Romë, të takoj tifozët tanë dhe të filloj të punoj. Mendoj se bashkë mund të krijojmë diçka speciale”, ishin fjalët e Fonsecës.

Related posts

Plas sherri pas ndeshjes, menaxheri Bierhof kapet me trajnerin e Suedisë (VIDEO)

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Monchi: Të bashkuar jemi të pathyeshëm

Sadik.Autor

E ARDHMJA E TRAJNERIT NË UDHËKRYQ/ Antonio Rudiger: Lojtarët janë të lodhur mendërisht nga…

Delo.autor

Leave a Comment