Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

FITORJA NDAJ MOLDAVISË/ Odise Roshi: Ndjehem mirë kur njerëzit më thonë se…

Odise Roshi u rikthye në kombëtare pas një mungese të gjatë, duke i sjellë fat ekipit, i cili mbrëmë fitoi me rezultatin pastër 2-0 ndaj Moldavisë.

Mesfushori ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe dje u u fut në lojë si zëvendësues, duke prodhuar golin e parë të kuqezinjve, i cili erdhi nga këmbëngulja e tij në krah të majtë.

Edhe pse fieraku luan në të djathtë, mbrëmë luajti në krahun e majtë, duke zëvendësuar Lenjanin.

Rikthimi i Roshit mesa duket ka sjellë fat në Kombëtare dhe këtë ai e përmend në një status në Facebook, ku shkruan: “Jam shumë i gëzuar që u riktheva me asist dhe fituam ndaj Moldavisë. Krahu im është i djathte, po kam debutuar mirë në krahun e majtë. Jam shumë i lumtur. Kam kaluar një periudhë të gjatë dëmtimi, edhe me trajnerin kam folur më ka thënë që jam lojtar i rëndësishëm për skuadrën. Ka pasur besim te mua, shpresoj se ja kam shpërblyer. Para se të hyja kam biseduar me trajnerin që do luaj në krahun e majtë, nuk kam menduar për krahun e djathtë. Ndihem mirë kur njerëzit më thonë se i sjell fat Kombëtares”.

 

Related posts

Pyetja e një fëmije përse braktisi Juventusin për Milanin e bën me djersë Bonuccin

Q.Autor

ISH-MESFUSHORI I JUVENTUSIT/ Marchisio shprehet: Seria A nuk është vetëm Ronaldo, ne bëjmë…

Isa.Autor

Kluivert arrin në Romë/ Pritje e zjarrtë dhe madhështore e tifozëve në aeroport (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment