Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Roma arrin marveshjen me Justin Kluivert

Javën e kaluar kishte kryer vizitat mjekësore dhe gjithçka shkoi sipas parashikimeve, ndërsa sot u vendos firma dhe u zyrtarizua transferimi i Justin Kluivert, që sezonin e ardhshëm sportive do të luajë me skuadrën e Romës në Serinë A. Klubi verdhekuq, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar blerjen e futbollistit 19-vjeçar nga skuadra e Ajax.

Justin Kluivert është djali i një kampioni të futbollit holandez e atij botëror si Patrick Kluivert, një anësor me tipare sulmuese, që është blerja e katërt e skuadrës së Romës. Klubi holandez i Ajax ka bërë me dije se nga shitja e talentit të saj ka përfituar 17 milionë euro plus bonuese, që mund ta çojnë deri në 22 milionë euro shifrën e këtij transferimi.

Related posts

Guardiola vendos/ SUPER talenti i Kosovës konfirmohet portier i dytë

Isa.Autor

Revolucion te PSG, përfitojnë skuadrat elitare të Italisë

Sadik.Autor

Fernando Alonso rikthehet te fitorja, triumfon në garën e Spa

Sadik.Autor

Leave a Comment