Futboll Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Griezman afrohet me Barcelonën, kjo është dëshira e francezit

Antoine Griezman në fund të sezonit njoftoi largimin nga Atletico e Madridit, pasi donte një aventurë të re në një skuadër të re.

Barcelona ka qenë ekipi, i cili e ka kërkuar më shumë lojtarin, por deri tashmë nuk bëhet me dije një akord mes palëve.

Por “Mundo Deportivo”, ka zbuluar se Griezman ka zgjedhur skuadrën ku do vazhdojë karrierën dhe ajo është pikërisht Barcelona.

Francezi kërkon që të luajë në krah të Messit dhe kjo është thuajse e kryer, pasi të dyja palët kërkojnë të vazhdojnë së bashku.

Kujtojmë se Griezman ka qenë pjesë e Atleticos për 5 vjet, që kur u transferua nga Real Sociedadi, për 30 milionë euro.

Related posts

HIDHET SËRISH NË SULM/ Manchester United ka gati ofertën e re për ish-yllin e Inter…

Delo.autor

E ARDHMJA E FUTBOLLIT BOTËROR/ Barcelona merr 19-vjeçarin që magjeps me TALENTIN…

Isa.Autor

Dy supersfida të tjera në Superligë, ja kush zbret në fushë ditën e sotme

Isa.Autor

Leave a Comment