Futboll Sport

NË PRAG “COPPA AMERICA”/ Sergio Aguero: Argjentina duhet ta fitojë trofeun për…

Sulmuesi i Argjentinës, Sergio Aguero, ka deklaruar se ai e dëshiron triumfin në Kupën e Amerikës më shumë për Lionel Messin.

Kombëtarja argjentinase do të kërkojë fitimin e turneut më të rëndësishëm në Amerikën e Jugut, pas disa viteve radhazi dështime.

Për këtë, futbollistët janë më të motivuar se kurrë, duke shtuar faktin se pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Leo Messi, nuk ka asnjë trofe ndërkombëtar me Argjentinën.

“Unë dëshiroj ta fitojmë Kupën e Amerikës më shumë për Leon se sa për veten time. Ai ka luajtur për një kohë shumë të gjatë dhe ka vuajtur shumë në këtë aspekt. E meriton këtë”, deklaroi bashkëkombësi i yllit të Barcelonës.

Argjentina në grup do të përballet me Paraguain, Kolumbinë dhe Katarin.

Related posts

“BOJKOTI, “COVID-19” E DYTË PËR NE/ Egbo: Tirana do të jetë 100% në kampionat

Delo.autor

Donnarumma te PSG? Reagon drejtuesi parizien: Skuadra nuk ka..

Q.Autor

“PARAKALOHET” FERGUSON/ Roy Hodgson vendos një rekord historik në Premier

Delo.autor

Leave a Comment