Futboll Seria A Sport

MERR VENDIMIN PËR TË ARDHMEN/ Lukaku mesazh të qartë Interit: Jam fans i Serie A, Conte është trajneri…

Tashmë nuk është një mister se Romelu Lukaku do të shkojë tek Interi gjatë kësaj vere.

Sulmuesi belg do të shkojë në Milano, në rast se Icardi do të largohet, pasi merkatoja e zikaltërve është bllokuar nga argjentinasi.

Në një prononcim për “SportMediaset”, Lukaku ka thënë: “Është gjë e mirë që Conte shkojë tek Interi, për mua ai është trajneri më i mirë në Botë. Përsa i përket të ardhmes time, unë tashmë e kam marrë një vendim, por që nuk mund ta them publikisht në respekt të Manchester United, më të cilët kam një kontratë”.

Ndërkaq ai ka shtuar: “Jam një fans i madh i Serisë A, në të cilën gjithmonë kam dashur të luajë. Unë e dua Italinë. Agjenti dhe klubi po flasin, por unë e kam marrë vendimin tim”.

Related posts

Roma refuzon 35 milionë Euro për Under, kërkon të paktën 50 milionë

Sadik.Autor

E JASHTËZAKONSHME/ Barcelona U-13 tregon përse katalansit janë “më shumë se një klub” (VIDEO)

Isa.Autor

PLAS MES SHOKËSH/ RONALDO i përgjigjet KEQ pyetjes së RAMOSIT për…

Isa.Autor

Leave a Comment