Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA – FLAMURTARI/ Fusha si “pishinë”, ndeshja e Kupës shtyhet për nesër (VIDEO)

U luajtën 25 minuta nga takimi i parë i turit të dytë në Kupën e Shqipërisë, mes Tiranës dhe Flamurtarit, ndeshje e cila u ndërpre prej shiut të madh në kryeqytet.

Pas vendimit të marrë me zyrtarët e takimit dhe dy klubet, u la që të rifillojë nesër nga minuta e 25-të, në orën 13:00.

Në këto minuta të luajtura, për t’u veçuar një penallti e fituar nga Tirana, e cila u mor përsipër nga Hasani, por ishte portieri Koliçi që priti me këmbë.

Tirana-Flamurtari 0-0

KOMENTI

SHTYHET TAKIMI/ 25′ Gjithsesi, pas dy minutash sërish në fushë, kryesori Bajramaj e ka ndërprerë sfidën, për të marrë pak minuta më vonë një vendim përfundimtar, pasi topi e ka të vështirë të qarkullojë normalisht.

23’ Pas rreth 2 minutash konsultime me delegatin dhe të dy ekipet, është rënë dakord që të vijohet takimi.

bandicam 2019-01-23 17-23-48-827

21’ Gjyqtari Kreshnik Bajramaj, thërret kapitenët e dy ekipeve, për të marrë një vendim, nëse do vazhdojë të luhet apo jo në këtë terren të rënduar nga shiu i madh.

14’ Goditje dënimi për kuqezinjtë, Batha me të djathtën, por topi përfundon në goditje këndi pas devijimit nga muri.

11’ Penalltinë e merr përsipër Edon Hasani, por Koliçi bën mrekullinë duke pritur.

10’ Penallti për Tiranën, kryesori Bajramaj akordon 11-metërshin për një ndërhyrje të parregullt ndaj Hoxhallarit brenda zone.

bandicam 2019-01-23 17-11-04-761

6’ Goditja e parë nga këndi në këtë takim, për vlonjatët. Kroson Siljanovski, por kontrollon Abibi.

5’ Goditje dënimi për Flamurtarin pranë zonës së 16-metrave, provon Pollozhani, por topi ndalet nga muri mbrojtës.

1’ Maveje merr një top menjëherë në sulm, provon me të djathtën, por pa probleme goditja për Koliçin.

1′ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”.

 

FORMACIONET

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Maveje, Karabeci, Hasani, Halili, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema

bandicam 2019-01-23 16-46-43-411

Flamurtari: Koliçi, Siljanovksi, Deliaj, Pollozhani, Kotobelli, Mustafa, Batha, Useini, Torasa, Musta, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

bandicam 2019-01-23 16-47-07-810

Gjyqtarë: Kreshnik Bajramaj, Dojando Myftari, Mario Shazivari, Kridens Meta
Delegat: Lysien Nyrishmi; Vëzhgues: Plarent Kotherja

Related posts

Donadoni ende nuk kemi siguruar mbijetesën

Sadik.Autor

ËSHTË NJË SUPER TALENT/ Objektivi i Barcelonës është ky lojtar…

Isa.Autor

ELIMINATORET “EURO 2020″/ Valon Berisha tregon shanset që ka Kosova kundër Çekisë dhe Anglisë

Delo.autor

Leave a Comment