Futboll Sport

MEDIAT NË ITALI PLASIN “BOMBËN”/ Gaz Demi dhe Olsi Rama ofertë për blerjen e klubit të Lotitos

Klubi i Salernitanës së shpejti pritet të ndryshojë pronar pasi presidenti aktual Claudio Lotitto kërkon të jetë i përqendruar vetëm te Lazio. Gjithsesi ajo që bën më shumë përshtypje në këtë lajm nuk është kjo, por fakti se në garë për të blerë klubin është një grup shqiptarësh, me në krye Gaz Demin dhe Olsi Ramën, presidentin dhe drejtorin e përgjithshëm të Partizanit.

Lajmi është publikuar nga http://www.salernogranata.it, e cila shkruan si më poshtë: “Grupi i parë që interesohet është italian, ndërsa grupi i dytë është shqiptar. Ky i fundit kryesohet nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar dhe aktualisht drejtor i përgjithshëm i Partizanit të Tiranës, që këtë sezon arriti të shpallej kampion pas 20 vitesh. Presidenti i klubit shqiptar, përveç të tjerash është edhe mik i ish-drejtorit të përgjithshëm të Juventusit, Luçiano Moxhi. Grupi i shqiptarëve në ditët në vijim pritet që të formulojë një ofertë konkrete. Me 16 milionë euro marrëveshja mund të mbyllet, ndonëse në muajt e kaluar Lotito pat refuzuar disa propozime konkrete për shitjen e klubit.”

Salernitana aktualisht militon në “Seria B”, ndërsa sezonin e fundit e mbylli kampionatin në vendin e 16.

Related posts

CILA ËSHTË E ARDHMJA E TIJ? Mbrojtësi Skrtel: Shumë oferta për Skriniar. Ja çfarë duhet të bëjë

Delo.autor

Emre Can brenda javës në Torino, emër surprizë për mbrojtjen e Juventusit

Sadik.Autor

REKORD NË ITALI/ Juventusi ofron 55 milionë euro për Kopmainersin

F.autor

Leave a Comment