Futboll Kategoria Superiore Sport

SËRISH PROBLEME/ “Dhimbje koke” për Shehin, titullari i Tiranës rrezikon dy derbit ndaj Dinamos

Tirana në hall për sfidat me Dinamon. Marsel Ismajlgeci rrezikon dy ndeshjet me blutë. Lajmet nga infermieria nuk janë të mira për sportistin që pasi nuk luajti në sfidën me Vllazninë në kampionat, është detyruar që edhe dje të mos stërvitet me ekipin.

Lojtari i Shpresave ka dhimbje në shpinë dhe dje sërish nuk është bashkuar me skuadrën. Për më shumë se 10 minuta ai dhe trajneri Shehi së bashku me stafin mjekësor kanë diskutuar për situatën, ndërsa burime zyrtare bëjnë me dije se Marseli e ka humbur sfidën me Dinamon në Kupë.

Jo vetëm kaq, “Geci” rrezikon seriozisht edhe takimin me Dinamon ditën e shtunë në kampionat. Veç Ismajlgecit, edhe dy lojtarë të tjerë do të mungojnë për sfidën me Dinamon në fundjavë.

Bëhet fjalë për Majkëll Ngonë, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë si dhe do të mungojë në derbin me blutë. Jashtë do të jetë edhe Ardit Toli.

Mesfushori që dha një asist për golin e Xhixhës, ndërhyri shumë keq në pjesën e dytë dhe kartoni i dytë ishte i merituar. Lajm i mirë për Shehin është fakti që kthehet Najdovski pas kartonit të kuq.

Me shumë mundësi, në fushë në vend të Tolit luan Hoti, që pas ndeshjeve të para ka qëndruar në stol. Kupa – Me mungesa dhe lojtarë që nuk do të jenë, Shehi mendon të hedhë në fushë më të mirët në sfidën e parë të Kupës së Shqipërisë.

Ngo, edhe pse ka probleme në kërci, do të luajë titullar, ashtu si edhe Toli që mungon prej kartonit të kuq. Shehi do të lërë në stol Totren në Kupën e Shqipërisë, ndërsa në vendin e tij luan Hoti. Jashtë edhe Xhixha, ndërsa dyshja e sulmit përbëhet nga Ngo e Seferi.

Najdovski luan në mesfushë. Në vend të Ismajlgecit luan Përgjoni, ndërsa Shehi ka menduar që të aktivizojë më të mirët.

Tirana dhe Dinamo në historinë e tyre kanë luajtur 137 takime. Bardheblutë kanë fituar 57 herë, Dinamo ka dalë triumfuese 46 takime, ndërsa 34 sfida janë mbyllur në barazim. Golavarazhi i përgjithshëm është 205-177.

Sfida ka më shumë se nëntë vite që nuk luhet, sepse Dinamoja është endur mes Kategorisë së Parë që prej daljes nga kategoria.

Related posts

LIVE| Andorrë-Shqipëri, Gol në sekondat e fundit. Abrashi realizon me kokë

Delo.autor

Rusi 2018/ Ters dëmtimesh, edhe Franca humb një yll në mbrojtje

Sadik.Autor

(VIDEO) Cavani, golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së, la prapa Ibrahimovicin

Q.Autor

Leave a Comment