Futboll Gossip Sport

SKANDALI/ Foli shqip me familjarët, Alioskin e largojnë nga restoranti në Maqedoni

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në një restorant në Prilep. Lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, është detyruar të largohet nga restoranti për shkak se foli shqip. Sipas “Alsat” sulmuesi shqiptar kishte shkuar në një restorant në Prilep së bashku me kushërinjtë e tij.

Pasi kamarieri mori porosinë çdo gjë ishte në rregull, por pas disa minutash me lojtarin në fjalë u bashkuan prindërit e tij me të cilët komunikuan në gjuhën shqipe, shkruan panorama.

Mesa duket punonjësve në atë restorant nuk iu ka pëlqyer kjo dhe kanë urdhëruar Ezgjanin së bashku me familjen e tij të largohen nga lokali me pretekstin se vendi ishte i rezervuar.

Ky veprim racist i punonjësve të restorantit ka nervozuar jashtë mase futbollistin me origjinë shqiptare që aktivizohet në radhët e skuadrës angleze të Lids.

Related posts

“DOMINIM”, “DËRRMIM” DHE TRIPLETË PERFEKTE/ Ja si e komentojnë mediat angleze fitoren ndaj Shqipërisë… (FOTO)

Delo.autor

HUMBJE DRAMATIKE/ Milan mposhtet nga Napoli në “San Siro”. Tani Inter arratiset totalisht

Delo.autor

“LEAO DO TË BËHET MË I MIRI NË BOTË ME TALENTIN QË KA”/ Pioli: Kampionat i falsuar? Të mendojmë për…

Delo.autor

Leave a Comment