Futboll

Arsene Wenger i del në krah “armikut” Mourinho: Të duan kur lind dhe kur vdes, ne mes…

Në të shkuarën nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë mes Arsene Wenger dhe Jose Mourinho, por trajneri i Arsenal i ka dalë në krah homologut te Manchester United pas eliminimit nga Champions League.

Mourinho mori kritika të pafundme nga analistët dhe tifozët pasi Djajtë e Kuq u mposhtën nga Sevilla 2-1 në Old Trafford. Një ndjesi e njohur për Wenger, dhe prandaj ai ka mbështetur portugezin.

“Unë mbështes këdo që vuan. Detyra e gazetarëve është të bëjnë të vuajnë trajnerët. Detyra e trajnerëve është të ndihmojmë njëri-tjetrin sa më shumë që të vuajmë sa më pak.

“Dua që futbolli anglez të paraqitet mirë. por e dini çfarë thotë një shprehje? Të duan kur lind dhe kur vdes, në mes duhet ta menaxhosh.

“Dua që të gjithë të jenë të lumtur në këtë botë. Nuk dua të flas për Manchester United pasi detyra ime është të kujdesem për Arsenal.

“Dhe në përgjithësi dua që futbolli anglez të jetë mirë, dua që çdo trajner të jetë i lumtur. Por e di ë nuk është e mundur.”

Milan Arsenal celebration

Related posts

GJITHMONË PROBLEMATIK/ Alban Hoxha e ka”bërë rrugë” shoqërimin për në komisariat (RASTET)

Isa.Autor

Ritme të kënaqshme, marrin formë edhe tribunat në “Arenën Kombëtare” (FOTO)

Q.Autor

ÇMENDURI NË “SIGNAL IDUNA”/ Werder eliminon Borussia-n pas dramës së penalltive

Delo.autor

Leave a Comment