Futboll Seria A Sport

TRONDITET FAMILJA PERISIC/ Shtëpi në katin e 19-të, por bie pre e grabitjes mijëra eurosh

Vjedhja, apo grabitja e shtëpive të futbollistëve është kthyer në trend nga hajdutët. Pasi familja e Alvaro Morata u terrorizua nga një grabitje me armë, këtë herë pre e një vjedhje ka rënë shtëpia e Ivan Perisic.

Sulmuesi anësor i Interit ka bërë denoncim në një rajon policor duke deklaruar se apartamenti i tij në Milano, aty ku jeton në një pallat në katin e 19-të, janë vjedhur tre ora me vlerë 80 mijë euro.

Një orë Rolex me vlerë 20 mijë euro dhe një orë tjetër model Carolina Bucci me vlerë 50 mijë euro kanë qenë të gruas së tij, ndërsa një orë tjetër për burra, me vlerë 12 mijë euro është zhdukur nga rafti i tij.

Perisic ka deklaruar se hera e fundit që i ka parë sendet e tij ishte me 27 maj, para se të largohej për ndeshjen ndërkombëtare me Kroacinë dhe sqaroi se vetëm pastruesja ka patur akses në apartamentin e tij.

Related posts

Botërori, në Rusi zhvillohen kurse buzëqeshje për rusët e “egër”

Isa.Autor

U DËMTUA NDESHJEN KUNDËR NAPOLIT/ Ylli uellsian alarmon Juventusin, ja sa do të mungojë

Delo.autor

Messi merr lajmin e keq pas penalltisë së humbur ndaj Deportivos

Q.Autor

Leave a Comment