Futboll Sport

Petkovic paralajmëron Brazilin: Harrojeni barazimin, luajmë për fitore

Nesër do të zbresë në fushë në botërorin “Rusi 2018” skuadra më e kuotuar dhe favoritja kryesore për ta fituar këtë event, Brazili, që përballë do të ketë skuadrën e Zvicrës. Edhe pse skuadra europiane nuk shihet si favorite për ta fituar këtë ndeshje, trajneri Vladimir Petkovic premton betejë nga ana e djemve të tij, duke mos hequr dorë. “E kemi studiuar mirë skuadrën e Brazilit, të gjithë janë kampionë. Është skuadra më e mirë e rritur ndjeshëm vitet e fundit teknikisht, një ekip i aftë për të bërë një lojë të stilit Europian”, tha Petkovic.

“Nuk trembemi se përballë kemi ekipin më të fortë edhe pse e respektojmë Brazilin. Por më shumë shqetësohem se si skuadra ime do ta përballojë këtë sfidë. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme përballë Brazilit. Nuk besoj se kjo ndeshje do të dalë barazim, do të ishte një rezultat i pakënaqshëm për ne dhe rivalët tanë. Ne synojmë maksimumin, pavarësisht se kë kemi përballë dhe këtu nuk jemi për të zhvilluar një miqësore. Do të gjejmë një zgjidhje për t’u mbrojtur në çdo sector dhe për të luajtur me kundërsulm”, tha Petkovic.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ SASSUOLOS/ Spalletti: Më vjen keq për…

Delo.autor

SFDA E GODITJES SË TRAVERSËS/ Humbet bastin me Alexandre Lacazette, Ozil bëhet bjond (FOTO)

Delo.autor

GOLI I LEAO ËSHTË MË I SHPEJTI NË EUROPË/ Cili është goli rekord që u realizua pas vetëm 2 sekondash (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment