Të tjera

Federer pritet si mbret, qindra fansa në aeroport pas suksesit në Melburn

Qindra fansa kanë qenë të pranishëm në aeroportin e Zyrihut për të mikpritur tenistin zviceran Roger Federer, fitues ditën e diel në grand slemin e Australian Open.

Ky ishte grand slemi i 20-të në karrierë për Federer, i gjashti në Melburn, i arritur në moshën 36-vjeçare, pas fitores 3-2 në finale ndaj kroatit Marin Cilic. Fansat e kanë përshëndetur dhe rrethuar zviceranin, që mbante në dorë kupën e fituar, duke brohoritur e dalë në fotografi me të.

https://twitter.com/Dalinda_RF/status/951023815609470976

“20 grand sleme të fituara, është diçka e paimagjinueshme. Mbi të gjitha, arrita të mbroj titullin fituar vjet, gjë që nuk e realizoja prej një dekade. Kam punuar shumë por edhe kam patur fat, shumë lodhje dhe emocione. Por shumë emocione po përjetoj edhe këtu, në vendlindjen time, mes këtyre njerëzve që kanë dalë për të festuar me mua. Kjo më jep më shumë gëzim e dëshirë për të vijuar të luaj”, u shpreh Roger Federer në aeroport.

Related posts

THIRRJE RACISTE NDAJ KOSOVËS/ Si i kërkoi Doncic falje shqiptarit, pasi postoi video me thirrje “Vritni shqiptarët”

Delo.autor

Starton Rally Albania; 180 sportistë, “sprint” për podiumin

Sadik.Autor

Trajneri i McGregor bën listën e rivalëve të irlandezit

Q.Autor

Leave a Comment